Sport

Edicioni i ri në basketbollin kosovar nis më 8 shtator

 

Sezoni 2021/22 në Superligën e Kosovës në basketboll, do të filloj më 8 shtator, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) të martën.

Në njoftim thuhet se para fillimit të sezonit të ri, prej datës 1 deri më 5 shtator, do të mbahet Superkupa e Kosovës në konkurrencën e meshkuj ve. Gjithashtu, FBK-ja ka njoftuar se ka shqyrtuar edhe kërkesat e Sigal Prishtinës dhe Pejës, ekipe këto që kanë shprehur interesim të marrin pjesë në Ligën Ballkanike, pot thuhet se atyre u është kërkuar që të plotësojnë kërkesat për licencim në FBK, përfshirë këtu edhe kryerjen e obligimeve ndaj FBK-së e FIBA-s.