Klubi i futbollit ‘’Vushtrria’’ ka marrë një nga lajmet më të mira gjatë ditës së sotme.
FC Vushtrria do të mbetet pjesë e Ligës së Parë të Kosovës, pas fuzionomit me Dardanën e Kamenicës, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit vushtrrias në Facebook.
Dardana nuk pati mundësi të vijonte në Ligën e Parë, pavarësisht se e siguroi ngjitjen edicionin që lamë pas. Ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e Ligës së Dytë.
Vushtrria ndërkohë në sezonin e rregullt nuk e siguroi mbetjen në elitë sezonin e kaluar. Megjithatë, falë problemeve të Dardanës, ata do të jenë së paku edhe një sezoni në Ligën e Parë.