Fisnik Asllani ka shkëlqyer në ndeshjen e dytë miqësore kundër Reimsit të Valon Berishës e Arbër Zenelit.
Asllani e luajti ndeshjen e dytë me Hoffenheimin në miqësore, ndërsa e shënoi golin e vetëm dhe të fitores në këtë duel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja Hoffenheim – Reims u luajt me dyer të mbyllura.
Sulmuesi i talentuar 18-vjeçar realizoi që në minutën e gjashtë në mënyrë mjeshtërore, teksa luajti në tërë ndeshjen.
Te Reimsi për 70 minuta u paraqit reprezentuesi i Kosovës, Berisha, ndërsa Zeneli është i lënduar dhe ende nuk dihet se sa do të mungojë.