Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vazhdon shkëlqimi i Asllanit në Bundesligë

Fisnik Asllani

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme këtë edicion në Bundesligën gjermane. 


Asllani të shtunën pasdite ishte realizatori i një tjetër goli për skuadrën e Hoffenheimit. 


Ai shënoi gol të bukur në fitoren 3:1 të Hoffenheimit ndaj Heidenheimit. Kjo ndeshje i takoi javës së tetë. 
Asllani realizoi për 1:0 në minutën e 18-të, në portën e portierit Diant Ramaj, që mbron ngjyrat e Heidenheimit. 


Për Asllanin është goli i pestë sezonal në Bundesligë. 23-vjeçari Asllani ka edhe një gol të shënuar në Kupë të Gjermanisë. Ndërsa ka edhe dy asistime. 


Qendërsulmuesi Asllani luajti deri në minutën e 76-të, kurse bashkëlojtarët e tij, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari e kompletuan ndeshjen. 

Edhe Asllani vazhdon me gola në Bundesligë, Hoffenheimi në Evropë Futboll Asllani vazhdon me gola në Bundesligë, Hoffenheimi në Evropë


Te mysafirët përpos që në portë ishte Ramaj, ndeshjen e kompletoi edhe Arijon Ibrahimoviqi. Ndërsa për shkak të lëndimit mungoi mbrojtësi i krahut, Leart Paqarada. 


Hoffenheimi ka 13 pikë në mesin e tabelës. Heidenheimi ka katër pikë në pjesën e poshtme të tabelës.