6 perditesime
21:58

Drita eliminohet nga Feyenoordi

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Drita është eliminuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Drita pësoi nga skuadra e Feyenoordit, me rezultatin e ngushtë 3:2 në ndeshjen e kthimit pas barazimit pa gola në duelin e parë të luajtur në Prishtinë.

Guus Til shënoi “hat-trick” për Feyenoordin, duke ia siguruar ekipit holandez kalimin në raundin e tretë dhe përballjen me skuadrën e Luzernit. Til ia siguroi Feyenoordit fitoren në minutën e 90-të, kurse dy golat tjerë, i realizoi në minutën e shtatë dhe 68-të.

Për Dritën, golashënues ishin Marko Simonovski (12’) e Astrit Fazliu (16’)

21:49

Feyenoordi kalon në epërsi

Në minutën e 90-të, Feyenoordi ka shënuar golin e tretë ndaj Dritës për të kaluar në epërsi me rezultatin 3:2.

Ishte Guus Til që shënoi nga afërsia, pasi përfitoi nga topi i dëbuar nga portieri Faton Maloku. Për holandezin Til, ky ishte goli i tij i tretë në këtë ndeshje.

21:27

Feyenoordi barazon rezultatin ndaj Dritës

Feyenoordit ka arritur të barazojë rezultatin në 2:2 ndaj Dritës.

Guus Til ka shënuar në minutën e 68-të.

20:51

Drita në epërsi ndaj Feyenoordit pas pjesës së parë

Drita e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2:1 ndaj Feyenoordit.

Marko Simonovski (12’) dhe Astrit Fazliu (16’) realizuan golat për Dritën.

Kurse për Feyenoordin shënoi Guus Til (7’).

20:17

Astrit Fazliu kalon Dritën në epërsi ndaj Feyenoordit

Astrit Fazliu e ka kaluar Dritën në epërsi kundër Feyenoordit.

Fazliu ka shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen vendase dhe ka arritur të realizoi për 2:1 në favor të Dritës.

20:14

Drita barazon rezultatin kundër Feyenoordit

Drita ka reaguar shumë shpejt duke e barazuar rezultatin në 1:1 në duelin ndaj Feyenoordit.

Marko Simonovski shënoi në minutën e 12-të pas asistimit të Almir Ajzerajt.

Ky është dueli i kthimit mes Feyenoordit dhe Dritës. Ndeshja është e vlefshme për rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

20:10

Feyenoordi në epërsi ndaj Dritës

Feyenoordi ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Dritës.

Guus Til ka realizuar me kokë nga afërsia në minutën e 7-të.

Në fillim të takimit vendasit qëlluan tërthorësen, kurse Astrit Fazliu i Dritës lëshoi rast të qind për qind ta kalojë në epërsi ekipin nga Gjilani.

Ndeshja e parë ndërmjet Feyenoordit dhe Dritës është mbyllur 0:0 në kryeqytet.