Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hajdukun nuk e shpëton as goli i Sahitit nga eliminimi

Hajduku i Splitit është eliminuar në raundin e dytë të Ligës së Konferencës pas humbjes në ndeshjen e kthimit në Kazakistan ndaj Tobolit. Dueli i luajtur të enjten, ka përfunduar me rezultatin 4:1 për Tobolin pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt përfundoi 3:1 në favor të ekipit vendas.

Në fakt, Hajdukut ia siguroi vazhdimet Emir Sahiti që shënoi gol në minutën e katërt të kohës shtesë pas disavantazhit prej tri golave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, në vazhdime, Hajduku pranoi edhe një gol dhe u eliminua nga kjo garë, që është niveli i tretë i garave të UEFA-s.

Ndeshjen e parë, Hajduku e kishte fituar para një jave në Kroaci me rezultatin 2:0.