Mentor Zhdrella e ka vazhduar bashkëpunimin me Llapin edhe për edicionin 2021/2022, ka njoftuar klubi llapjan. Zhdrella nuk ishte pjesë e Llapit për ndeshjen ndaj Shkupit, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Por, te Llapi kanë njoftuar se Zhdrella e ka vazhduar bashkëpunimin edhe për sezonin e ri.
“Jo më kot thonë se futbolli krijon familje. E sot kemi kënaqësinë t’ua kumtojmë lajmin se kapiteni Mentor Zhdrella është përsëri pjesë e familjes ‘bardhekaltër’. Pas katër vjetësh bashkëpunimi (2017-2021), kapiteni me 100 paraqitje, 20 gola e 30 asistime, do të jap kontribut për ekipin e vendlindjes edhe në vitin e 5-të me radhë. Pas konsultave me presidentin, Beqir Batatina, kapiteni Zhdrella i rikuperuar plotësisht nga lëndimet do vazhdoj t’i prij skuadrës drejt sukseseve”, shkruan në njoftimin e Llapit