Sport

Petkoviq largohet nga Zvicra, merr drejtimin e Bordeauxit

Vladimir Petkoviq më nuk është përzgjedhës i Përfaqësueses së Zvicrës. E përditshmja “Blick” ka njoftuar se Petkoviq është larguar nga ky post për ta marrë drejtimin e skuadrës së Ligue 1, Bordeauxit.

Bëhet e ditur se ai ka shkëputur kontratën e tij me Federatën e Futbollit të Zvicrës që i skadonte vitin e ardhshëm, pasi do të firmos kontratë deri në vitin 2024 me Bordeauxin.

Petkoviq 51-vjeçar, ka qenë në krye të Zvicrës prej vitit 2014 kur e zëvendësoi Ottmar Hitzfeldin kurse në “Euro 2020” arriti deri në çerekfinale. Ai si trajner ka punuar edhe te Lazio, Sioni, Samsunspori, Young Boysi, Bellinzona e Lugano.