Basketbollisti Andi Shehu është përforcimi më i ri i KB Bashkimit për sezonin 2021/22 në Superligën e Kosovës në basketboll.
Klubi nga Prizreni, ka njoftuar të dielën se Shehu ka firmosur kontratë njëvjeçare dhe është përforcimi i dytë vendor pas Valon Bunjakut për sezonin e ri.
Shehu edicionin e shkuar ishte pjesë e KB Vëllaznimit, ku pati një mesatare prej 10.5 pikëve dhe 3.5 kërcimeve për ndeshje.
Në fakt, Shehu po kthehet te Bashkimi pasi ishte pjesë e këtij ekipi edhe përgjatë sezonit 2015/16.