Sport

Jashari beson se Drita do të fitojë në ndeshjen e kthimit

Mesfushori i Dritës, Muharrem Jashari ka paralajmëruar se skuadra e tij, do të udhëtojë në Holandë javën e ardhshëm për ta eliminuar Feyenoordin pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë.

Madje, Jashari beson se Drita do të triumfojë në Rotterdam me rezultatin 1:0.

“E kemi ditur se kush është Feyenoordi. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne e kemi analizuar mirë kundërshtarin. Përgëzoj bashkëlojtarët për angazhimin. Asgjë nuk ka përfunduar pasi e kemi edhe në ndeshjen e kthimit, ku do të shkojmë për të marrë një rezultat pozitiv. Do të jetë 0:1 për ne në duelin e kthimit”, tha Jashari.