Sport

Turku Itler e forcon Pejën

Descriptive Text

Plejmejkeri nga Turqia, Erdem Ilter sezonin e ardhshëm do të luajë në Superligën e Kosovës në basketboll. Ilter (188 cm), do të jetë pjesë e skuadrës së Pejës.

Ekipi pejan të enjten ka njoftuar se Ilter ka firmosur kontratë për sezonin e ri dhe është transferuar te Peja me kërkesën e trajnerit Shemsetin Bash.

“Përforcimi i radhës vjen nga Turqia dhe atë drejtë nga Superliga turke. Me kërkesën e trajnerit Bas, Erdem Ilter i bashkëngjitet ekipit tonë për sezonin e ri”, thuhet në njoftim.

Ilter sezonin e shkuar ishte pjesë e ekipit elitar të Turqisë, Fethiye Beledie Spor. Ai luajti me një mesatare katër pikëve, 2.7 asistimeve dhe 1.3 kërcimeve për ndeshje.