Sport

Basketbollistet e Kosovës pësojnë nga Luksemburgu

 

Pas fitores ndaj Qipros në ndeshjen e parë, basketbollistet e Kosovës kanë pësuar humbje në duelin e dytë të Kampionatit Evropian për Shtetet e Vogla.

Të mërkurën, Kosova u mposht nga Luksemburgu në ndeshjet e dytë të Grupit B. Dueli i luajtur në Nikozi të Qipros, u mbyll me rezultatin 94:65 në favor të Luksemburgut.