Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Patricio bëhet përforcimi i parë i Mourinhos te Roma

Portieri i Portugalisë, Rui Patricio, ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin nga Serie A, Roma.

Ai te Roma është transferuar nga Wolverhamptoni, ka njoftuar ekipi italian të mërkurën. Patricio 33-vjeçar bëhet transferimi i parë i trajnerit të ri të Romës, Jose Mourinho.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portieri me Romën ka firmosur kontratë deri në vitin 2024 kurse për transferimin e tij, ekipi italian ka paguar 11.5 milionë euro dëmshpërblim.

“Roma është një klub i madh dhe një sfidë e re për mua. Unë jam i ngazëllyer dhe do të përpiqem ta ndihmoj klubin të arrijë synimet që ka”, ka thënë Patricio.