Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kololli do ta vazhdojë karrierën në Japoni, te Shimizu S-Pulse

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli do ta vazhdojë karrierën në Japoni. Ai do t’i bashkohet skuadrës elitare Shimizu S-Pulse, ka njoftuar nëpërmjet “Tëitterit” David Barras, menaxher i komunikimit në ligën e futbollit të Zvicrës.

Ai ka bërë të ditur se Kololli tashmë ka arritur marrëveshje me Shimizun dhe është në pritje të vizës. Kololli me ekipin japonez do të firmos kontratë për dy vjet e gjysmë. Ai te Shimizu, do të transferohet si lojtar i lirë pasi në fund të muajit të shkuar i skadoi kontrata me skuadrën e Zuerichut.

27-vjeçari në edicionin e shkuar ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë po aq asistime në 22 ndeshje për Zuerichun. Ai gjithashtu, karrierë ka bërë edhe te skuadrat si Laussane, Biel-Bienne, Young Boysi, Sioni e Le Monti. Kololli në nëntor të vitit 2011 debutoi me Përfaqësuesen e Kosovës dhe deri më tani ka 23 paraqitje dhe katër gola të shënuar.