Sport

Rexhbeçaj e përfundon huazimin te Kolni

Elvis Rexhbeçaj e ka mbyllur huazimin te Kolni.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi gjerman, i cili e ka falënderuar për kontributin që ka dhënë futbollisti shqiptar.

Kolni e ka quajtur si hero të derbit dhe i ka uruar suksese Rexhbeçajt.

Mesfushori 23-vjeçar është pjesë e Wolfsburgut, por ishte i huazuar te Kolni. Në sezonin e fundit në 33 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe tri asistime.

Ne Wolfsburgun ka kontratë deri në vitin 2023.