Trajneri i futbollit, Gani Sejdiu ka thënë se Maqedonia e Veriut nuk arriti t’i tregojë vlerat e saj në Kampionatin Evropian shkaku i mungesës së përvojës. Ai ka thënë se futbollistët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut përfaqësuan denjësisht shqiptarët.
“Një përfaqësuese që merr pjesë është e jashtëzakonshme, por nuk mund ta tregojnë nivelin real për shkak të përvojës, sepse është faktor i rëndësishëm. Ky aspekt ka ndikuar që Maqedonia e veriut të mos marrë pikë. Ne në Kosovë kemi bërë tifo për Maqedoninë e Veriut, pasi kishim përfaqësuesit tanë që na kanë përfaqësuar mirë”, ka thënë Sejdiu në Sportin Total të KTV-së.
Mysafir në emisionin sportiv të KTV-së është edhe ndihmëstrajneri i Maqedonisë së Veriut, Xhengiz Rexhepi.