Spanja do të jetë më afër kthimit në normalitet kur bëhet fjalë për lejimin e tifozëve në stadiumet e futbollit, thuhet në njoftimin e qeverisë spanjolle të enjten.
Bazuar në rregullat e reja, është lejuar kthimi i tifozëve në tribuna prej sezonit të ardhshëm. Kështu që, liga e Spanjës pritet të filloj sezonin 2021/22 me tifozë, të cilët do të mbushin 70 për qind të kapacitetit të stadiumeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, ky vendim mund të ndryshoj, varësisht prej situatës me koronavirusin në secilin rajon të Spanjës.
Sezonin e fundit, ishte lejuar vetëm një numër i kufizuar i tifozëve për ndeshjet e kategorisë së parë në disa pjesë të vendit, ku pandemia ishte nën kontroll.