Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lajmi i fundit / UEFA heq rregullin për golin si mysafir në garat për klube

UEFA ka konfirmuar se rregulli për golin si mysafir do të hiqet nga garat evropiane, me ndryshimin që do të hyjë në fuqi nga nisja e sezonit 2021-2022.

Goli si mysafir është përdorur për gjysmë shekulli, por më s’do të vlejë për ndeshjet me eliminim direkt në garat për klube në UEFA, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Goli si mysafir ishte përcaktues në ndeshjet me vajtje-ardhje e në të cilat ekipet përfundonin ndeshjet me rezultat të barabartë si rezultat të përgjithshëm. Ekipi që shënonte më shumë gola si mysafir, kualifikohej në raundin e ardhshëm.

Në njoftimin e fundit të UEFA-s bëhet e ditur se vendimi ka ardhur duke u bazuar në rekomandimin për Komitetin e Garave për Klube të UEFA-s.