Futbollisti i Belgjikës, Eden Hazard, premton se po punon shumë që të arrijë formën që kishte dikur.
Ai ka theksuar se lëndimet e shpeshta kanë bërë që të mos jetë në formën që ka dëshiruar.
“E kam thyer kyçin e këmbës tri herë. E di se nuk do të jetë kurrë siç ishte dhjetë vjet më parë. Unë kurrë nuk kam dyshuar në cilësitë e mia. E di se çfarë mund të bëj në një fushë futbolli. Unë po punojë shumë që të jem në formë. Mundohem që të jem një lider në fushë, pavarësisht se për kë luajë. Ju mund të bëheni lider vetëm nëse luani dhe unë luajë shumë më tepër për ekipin kombëtarë”, u shpreh Hazard.
Ai shtoi se është i gatshëm të nis ndeshjen ndaj Finlandës nga minuta e parë, por e pranoi se nuk është 100 për qind.
Hazardi mendon se ende ka kohë për tu bërë lider i Realit.
“Unë mendoj se kam kohë që të luajë për Real Madridin dhe mund të bëhem një lider i Realit. Presion ka edhe te Reali e po ashtu edhe te Belgjika, por kur dal në fushë nuk kam presion. Kam punuar me trajnerin Ancelotti. Ai mund të bëjë gjëra të madhe me Realin”, tha Hazardi.
Hazardi është pjesë e Belgjikës në “Euro 2020”. Belgët e kanë siguruar kalimin në fazën e nokautit. Duelin e fundit në kuadër të Grupit C e luajnë kundër Finlandës.