Interesimet e shumta për mesfushorin N’golo Kante si duket e kanë detyruar Chelsean që t’i ofrojë kontratë të re francezit.
Kontrata aktuale Kantes i skadon në vitin 2023, por drejtuesit e klubit nga Londra dëshirojnë që me marrëveshjen e re t’i ulin zërat për një largim të mundshëm të mesfushorit.
30-vjeçari ka qenë ndër më meritorët që Chelsea e fitojë Ligën e Kampionëve.
Aktualisht Kante është pjesë e Francës në “Euro 2020”.
Te Chelsea ishte transferuar në vitin 2016 nga Leicester City për 35.8 milionë euro.