Gjiganti francez Paris Saint-Germain ka kontaktuar Real Madridin për një transferim të mundshëm të mbrojtësit francez Raphael Varane, shkruan “Foot Mercato”.
28-vjeçari po pritet të largohet nga Real Madridi këtë verë, pasi ka refuzuar dy oferta për vazhdim të kontratës me klubin madrilen.
Real Madridi dëshiron ta mbajë Varanen. Kontrata e Varanes me Realin skadon në verën e vitit 2022. Mirëpo, Paris Saint-Germaini ka kontaktuar gjigantin spanjoll për qendërmbrojtësin.
Varane te Real Madridi gjendet që nga vera e vitit 2011, kur u transferua nga Lensi për 10 milionë euro.