Gjiganti francez Paris Saint-Germain ka kontaktuar Real Madridin për një transferim të mundshëm të mbrojtësit francez Raphael Varane, shkruan “Foot Mercato”.
28-vjeçari po pritet të largohet nga Real Madridi këtë verë, pasi ka refuzuar dy oferta për vazhdim të kontratës me klubin madrilen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReal Madridi dëshiron ta mbajë Varanen. Kontrata e Varanes me Realin skadon në verën e vitit 2022. Mirëpo, Paris Saint-Germaini ka kontaktuar gjigantin spanjoll për qendërmbrojtësin.
Varane te Real Madridi gjendet që nga vera e vitit 2011, kur u transferua nga Lensi për 10 milionë euro.