Sport

Amerikanja Tolefree i bashkohet Kosovës më 24 qershor

Basketbollistja amerikane Alexis Tolefree do t’i bashkohet Përfaqësueses A të Kosovës më 24 qershor, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës. 

Tolefree do ta ndihmojë Kosovën në paraqitjen e parë zyrtare në gara të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla në Nikozi të Qipros prej 20 deri më 25 korrik 2021.

Tolefree në edicionin e fundit ka luajtur për KBF Prishtina, të cilën skuadër e ndihmoi ta fitonte Kupën e Kosovës, kur edhe i takoi epiteti i MVP së finales së Kupës. Ajo në vazhdim të edicionit përjetoi një lëndim jo të lehtë, i cili edhe e pengoi të dëshmoj gjithë potencialin e saj.

Tolefree tek Prishtina ka kaluar nga kolegji NCAA "Arkansas Razorbacks" dhe luan në pozitën e fundores.