Sport

“Bisha japoneze” Inoue shkatërron filipinasin Dasmarinas

Nayoa Inoue

Ylli i boksit, japonezi Naoya Inoue, që njihet ndryshe edhe me nofkën “Bisha”, ka mbrojtur titujt e botës në kategorinë bantam në versionet WBA dhe IBF.

Inoue nokautoi filipinasin Michael Dasmarinas në raundin e tretë me një goditje në trup, në meçin që u zhvillua në Las Vegas.

Për 28-vjeçarin është fitorja e 21-të në boksin profesionist nga po aq meçe. 18 prej tyre ai i ka fituar me nokaut.

Desmarinas 28-vjeçar ka pësuar humbjen e tretë në karrierë, karshi 30 fitoreve e një barazimi.