Sport

Depay ka arritur marrëveshje me Barcelonën

Sipas “Calciomercatos”, sulmuesi Memphis Depay ka arritur marrëveshje me Barcelonën. Bëhet e ditur se holandezi ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare dhe do të fitojë 5 milionë euro në sezon.

Për 27-vjeçarin, Barça nuk ka paguar dëmshpërblim, pasi lojtarit i kishte skaduar kontrata me Lyonin.

Kështu, Barça e ka fituar betejën me Juventusin, klub që po ashtu ishte i interesuar për Depayn.

Depay u transferua te Lyon nga Manchester United për 16 milionë euro në 2017.

Në sezonin e fundit, ai ka shënuar 22 gola në 40 paraqitje në të gjitha garat me ekipin francez.