Sport

Formacioni zyrtar i Kosovës kundër Gambisë

Kosova ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore kundër Gambisë.

Selektori Bernard Challandes më në fund i ka dhënë debutimin portierit Betim Halimi, ndërsa Mirlind Daku është preferuar sërish për të qenë në majën e sulmit, i ndihmuar nga Liridon Balaj, Donat Rrudhani e Jetmir Topalli.

David Domgjoni dhe Lavdrim Hajrullahu do të jetë dyshja e qendrës së mbrojtjes, derisa para tyre luajnë Florian Loshaj e Eroll Zejnullahu. Armend Thaqi e Destan Bajselmani do të jenë në krahët e mbrojtjes. 

Ndeshja fillon në orën 19:00. 

Formacioni zyrtar (4-2-3-1):

Halimi:
Thaçi, Hajrullahu, Domgjoni, Bajselmani:
Loshaj, Zejnullahu:
Balaj, Rrudhani, Topalli:
Daku.