Kosova ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore kundër Gambisë.
Selektori Bernard Challandes më në fund i ka dhënë debutimin portierit Betim Halimi, ndërsa Mirlind Daku është preferuar sërish për të qenë në majën e sulmit, i ndihmuar nga Liridon Balaj, Donat Rrudhani e Jetmir Topalli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDavid Domgjoni dhe Lavdrim Hajrullahu do të jetë dyshja e qendrës së mbrojtjes, derisa para tyre luajnë Florian Loshaj e Eroll Zejnullahu. Armend Thaqi e Destan Bajselmani do të jenë në krahët e mbrojtjes.
Ndeshja fillon në orën 19:00.
Formacioni zyrtar (4-2-3-1):
Halimi:
Thaçi, Hajrullahu, Domgjoni, Bajselmani:
Loshaj, Zejnullahu:
Balaj, Rrudhani, Topalli:
Daku.