Harry Maguire do të mungojë në ndeshjen e parë të Përfaqësueses së Anglisë ndaj Kroacisë.
Mbrojtësi anglez ka vuajtur nga një lëndim, por është kthyer dhe ka stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.
Por, përzgjedhësi Gareth Southgate ka bërë të ditur se pavarësisht se Maguire ka stërvitur, nuk do të jetë pjesë e formacionit për takimin me Kroacinë.
Mbrojtësi 28-vjeçar do të jetë i gatshëm për takimin e dytë ndaj Skocisë.
“Tre Luanët” ndeshjen e parë e luajnë në “Wembley” të dielën ndaj Kroacisë.