Gjermania është treguar e pamëshirshme për Letoninë në ndeshjen miqësore të zhvilluar të hënën mbrëma. Gjermani e ka mposhtur Letoninë me rezultat të thellë, 7:1.
Robin Gosens shënoi për 1:0 në minutën e 19-të, kurse shpejtë gjermanët e shënuan edhe golin e dytë me Gundoganin.
Ai shënoi në minutën e 21-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë Thomas Muller realizoi për 3:0. Roberts Ozols shënoi autgol në minutën e 39-të, kurse pjesën e parë Gjermania e mbylli me epërsi 5:0. Gnabry shënoi në minutën e 45-të.
Timo Werner shënoi në minutën e 50-të për 6:0, kurse golin e nderit Letonia e shënoi në minutën e 75-të me anë të Aleksejs Saveljevs. Golin e shtatë për Gjermaninë e shënoi Sane në minutën e 76-të. Gjermania është në Grupin F, që vlerësohet i vdekjes bashkë me Francën, Portugalinë dhe Hungarinë.