Sport

Hitzfeld: Xhaka lider i lindur, Shaqiri futbollist i shkëlqyeshëm me shumë potencial

 

Basel, 7 qershor – Ish-përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka vlerësuar lart dy futbollistët kosovarë, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Për dy yjet e Zvicrës, legjenda Hitzfeld ka theksuar se janë lojtarë të klasës botërore. Për Xhakën, gjermani ka thënë se është lider i lindur, ndërsa Shaqiri, sipas tij, është lojtar me shumë potencial.