Sport

Chelsea planifikon ta shesë Ziyechin

Chelsea është i hapur ta shesë sulmuesin anësor maroken Hakim Ziyech, raporton “Calcio Mercato”.

Ziyech është duke u kërkuar nga klubet italiane.

Milani e Napoli po mendojnë të bëjnë ofertë për marokenin.

Ziyech u transferua te Chelsea vitin e kaluar nga Ajaxi për 40 milionë euro, por ai ka dështuar të lë gjurmë dhe po mendon për largim.

28-vjeçari stinorin e kaluar i ka luajtur 39 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa realizoi gjashtë gola e asistoi katër tjerë.