Didier Deschamps është i gatshëm ta vazhdojë kontratën me Francën, raporton “Goal.com”.
Deschamps po përgatitet ta drejtojë Francën në Kampionatin Evropian që fillon pas pak ditëve, ku e ka synim fitimin e titullit.
Deschamps 52-vjeçar është në vitin e nëntë të tij si seleksionues i Francës, ndërsa ka edhe një vit kontratë.
Ai udhëhoqi Francën drejt titullit të botës në vitin 2018, ndërsa e dërgoi edhe deri në finale të Evropianit 2016, ku u ndal nga Portugalia.