Sport

Brazili mposht Ekuadorin dhe ruan rekordin e përkryer

Sulmuesi i Evertonit, Richarlison, dhe ai i Paris Saint-Germainit, Neymar, realizuan në fitoren e Brazilit kundër Ekuadorit 2:0.

Me këtë fitore, brazilianët mbesin në krye të grupit kualifikues të Amerikës jugore për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.

Ky trepikësh ka bërë që Brazili të mbetet me rekord të përkryer në kualifikime deri tani. I ka fituar pesë duelet që i ka zhvilluar.

Kryesojnë në grup me 15 pikë nga pesë ndeshje, katër më shumë se vendi i dytë, Argjentina.

Ekuadori është i treti me nëntë pikë pasi i fitoi tri nga katër ndeshjet kualifikuese të fundit.

Richarlisoni e zhbllokoi rezultatin 20-të minuta pas pushimit me gjuajtje të saktë.

Portierin Alexander Dominguez e mposhti Neymari për herën e dytë në minutën e katërt të kohës shtesë.

Ndeshja e radhës për brazilin do të jetë kundër Paraguait më 8 qershor, kurse Ekuadori do të jetë nikoqir i Perusë në po të njëjtën ditë.