Ndeshja miqësore në mes të Përfaqësueses së Sllovakisë dhe asaj të Bullgarisë ka përfunduar me rezultatin e barabartë, 1:1.
Bullgaria ishte e para që avancoi me golin e shënuar nga Atanas Iliev. Ai shënoi në minutën e 9-të, kurse Sllovakia e shënoi golin e barazimit në minutën e 27-të nëpërmjet Laszlo Benes. Kjo ndeshje miqësore u zhvilluar në Ried.