Sport

Messi synon suksesin në “Copa Amerika”

Lionel Messi nuk do të jetë i kënaqur nëse me Argjentinën nuk arrin ta fitojë “Copa America”.

Messi në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Argjentinës ka thënë se është gjithmonë është e veçantë të jetë pjesë e ekipit përfaqësues.

“Jam i lumtur që jam përsëri këtu me gjithë djemtë dhe e vërteta është se është një situatë e çuditshme. Është ndryshe për shkak të asaj që duhet të jetojmë me pandeminë e koronavirusit. Ne nuk mund të jetojmë së bashku normalisht. Por, mirë, pak nga pak po bëhemi bashkë, do të punojmë dhe po përgatitemi për kualifikimet e ardhshme të Kupës së Botës kundër Kilit dhe Kolumbisë të cilat do të jenë ndeshje shumë të vështira”, ka thënë kapiteni i Argjentinës.

Messi insiston se fitoret do të jenë edhe synimi kryesor i Argjentinës.

“Në edicionin e kaluar kemi lënë përshtypje të mira, por nuk mund të jemi të lumtur për këtë. Ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Kualifikimet e fundit që kemi luajtura ishin shumë të mira. Ne duhet të përpiqemi ta mbajmë ritmin tonë dhe ne duam të fitojmë, ky është qëllimi”, është shprehur Messi.

Argjentina është në Grupin B bashkë me Bolivinë, Kilin, Paraguain dhe Uruguain. Turneu “Copa America” është zhvendosur nga Argjentina në Brazil, pasi vazhdon frika për situatën aktuale me koronavirusin në Amerikën e Jugut.

Pasi u shty për një vit shkaku i Covid-19, turne ishte paraparë të fillonte më 13 qershor në Argjentinë, por CONMEBOL ka njoftuar se “Copa America” nuk do të zhvillohet në Argjentinë, shtet ky që është zëvendësuar me Brazilin.

Argjentina aktualisht është në izolim total shkaku i situatës me pandeminë dhe të gjitha ndeshjet e futbollit janë anuluar, arsye kjo që dërgoi në ndërrimin e organizatorit. Gjasat ishin të mëdha që “Copa America” të shtyhet sërish, por në momentet e fundit u mor vendimi që të mbahet në Brazil.