Sport

Gledi Mici, futbollisti i parë nga Shqipëria që do të luajë për Kosovën

 

Pavarësisht se jemi mësuar t’i shohim futbollistët nga Kosova teksa mbrojnë ngjyrat e Përfaqësueses së Shqipërisë, me listën e sotme të publikuar nga selektori Bernard Challandes, ka ndodhur e kundërta.

Në listën e Challandesit, për dy miqësoret kundër Guineas më 8 qershor dhe Gambisë më 11 qershor, figuron edhe emri i mbrojtësit Gledi Mici.