Sport

“Kante, lojtari më i mirë ekipor në botën e futbollit”

N’Golo Kante ka pasur një tjetër paraqitje impresive për Chelsean.

Ai ka fituar shumë duele në mesfushë, duke ndalur lojtarët e Manchester Cityt. Kai Havertz shënoi golin e fitores në finalen e Championsit, por kontributi i Kantes, vlerësohet i jashtëzakonshëm.

“Mendoj se në botën e futbollit nuk ka lojtar më të rëndësishëm për ekipin e tij se N’Golo Kante. Ai ka udhëhequr këtë ekip”, ka thënë pas finales në Porto, Joe Cole, ish-lojtar i njohur i Chelseat.

Kante është prej lojtarëve më të dashur në futboll.