Sport

89-shi kërkon mbetjen në Superligë, Dukagjini kthimin

 

Sulmuesi më i mirë i Trepçës ’89, Arbnor Muja, shpreson që në ndeshjen e fundit të këtij edicioni, atë kundër skuadrës së Dukagjinit, ta gjejë rrugën drejt portës. Muja synon që në ndeshjen vendimtare të shënojë gol për ta ndihmuar ekipin e tij që ta konfirmojë statusin e anëtarit të Superligës së Kosovës edhe për edicionin e ardhshëm.

Muja këtë edicion ka shënuar 14 gola në total, 11 në Superligë dhe tre në kuadër të garave të Kupës së Kosovës.