Sport

Allegri do ta zë vendin e Pirlos

Juventusi do ta shkarkojë Andrea Pirlon dhe do ta zëvendësojë atë me Massimiliano Allegrin, pas sezonit ku mezi u sigurua Liga e Kampionëve për vitin tjetër.

54-vjeçari Allegri e la Juventusin në vitin 2019, pesë vjet pasi ishte në krye të skuadrës. Maurizio Sarri dhe Pirlo ishin drejtues të skuadrës pas largimit të tij.

Sarri arriti t’ia sigurojë Juventusit titullin e Serie A, por jo edhe Kupën dhe Superkupën e Italisë.

Mediat italiane kanë shkruar se Massilimiano Allegri ka arritur marrëveshje verbale të enjten në mëngjes dhe do ta nënshkruajë kontratën së shpejti.

Zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë ditës së premte.