5 perditesime
00:00

Villarreali fiton Ligën e Evropës pas një drame

Villarreali ka triumfuar në finalen e Ligës së Evropës ndaj Manchester Unitedit pas një drame. Klubi spanjoll mposhti Manchester Unitedit sonte në finalen e luajtur në Gdansk të Polonisë pas penalltive me rezultatin 11:10.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 1:1, ndërsa rezultati i njëjtë ishte edhe pas 30 minutave shtesë.

Villarreal kaloi në epërsi me anë të Gerard Morenos në minutën e 29-të.

Por për Unitedin rezultation e barazoi Edinson Cavani në minutën e 55-të.

Në penallti u desh të vinte deri te gjuajtjet e portierëve për t’u vendosur fituesi. Në fund hero ishte portieri i Villarrealit, Geronimo Rulli. Ai realizoi penalltinë dhe më pas ndali penalltinë e David de Geas.

Është triumfi i parë i madh në Evropë i Villarrealit. Klubi spanjoll kishte fituar Kupën Intertoto në vitin 2003 dhe 2004 dhe kishte arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2006.

Trajneri i Villarrealit, Unai Emery është bërë trajneri i parë që e ka fituar Ligën e Evropës apo Kupën UEFA katër herë. E ka fituar tri herë rresht me Sevillan (2014, 2015 dhe 2016). Ai e kaloi Giovanni Trapattonin.

Etienne Capoue i Villarrealit u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes finale. 

23:36

Fituesi i Ligës së Evropës do të përcaktohet pas penalltive

Fituesi i finales së Ligës së Evropës mes Villarrealit e Manchester Unitedit do të përcaktohet pas penalltive. Koha e rregullt e ndeshjes që po luhet sonte në Gedansk të Polonisë ka përfunduar 1:1, ndërsa rezultati mbeti i njëjtë edhe pas 30 minutave shtesë.

Villarreal kaloi në epërsi me anë të Gerard Morenos në minutën e 29-të.

Por për Unitedin rezultation e barazoi Edinson Cavani në minutën e 55-të.

22:55

Baras pas 90 minutave në finalen e Ligës së Evropës

Finalja e Ligës së Evropës ndërmjet Villarreali dhe Manchester Unitedit, ka hyrë në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Koha e rregullt është mbyllur 1:1 dhe fituesi do të përcaktohet pas vazhdimeve ose me penallti.

Gerard Moreno ka shënuar në minutën e 30-të për epërsinë e skuadrës spanjolle.

Rezultatin në 1:1 e ka barazuar Edinson Cavani në minutën e 55-të.

Ndeshja po luhet në stadiumin Miejski në Gdansko të Polonisë.

22:17

Man Unitedi barazon rezultatin ndaj Villarrealit

Manchester Unitedi e ka barazuar rezultatin në 1:1 kundër Villarrealit.

Edinson Cavani ka shënuar në minutën e 55-të.

Goli i barazimit i Unitedit: 

https://streamye.com/v/6e61e9

 

 

21:49

Villarreali shkon në pushim me epërsinë e një goli

Villarreali e ka mbyllur pjesën e parë me epërsinë e një goli kundër Manchester Unitedit, në finalen e Ligës së Evropës që po zhvillohet në Gdansko të Polonisë.

Pavarësisht dominimit të Unitedit, ishte Gerard Moreno që shënoi në minutën e 30-të për Villarrealin.

Ndeshja po zhvillohet me praninë e një numri të kufizuar të tifozëve. Secila skuadër ka pasur në dispozicion nga 2 mijë bileta.

Ndërkaq në total janë të pranishëm 9 mijë e 500 tifozë.

21:33

Villarreali kalon në epërsi ndaj Manchester Unitedit

Villarreali ka kaluar në epërsi në finalen e Ligës së Evropës kundër Manchester Unitedit.

Gerard Moreno ka shënuar në minutën e 30-të për epërsinë e skuadrës spanjolle.

Ndeshja po luhet në stadiumin Miejski në Gdansko të Polonisë.

Goli i Villarrealit: 

https://streamwo.com/rkn4nmju