Atletico ka arritur të triumfojë në ndeshjen e fundit kundër Valladolidit, duke siguruar titullin kampion të La Liga-së për herë të 11-të në histori.
“Los Colchoneros” fituan me përmbysje ndaj Valladolidit, me golat e Correas në minutën e 57-të dhe Luis Suarezit në të 67-n, teksa për vendasit realizoi Oscar Plano në minutën e 18-të.
Në anën tjetër, Reali fitoi po ashtu me përmbysje 2:1 ndaj Villarrealit, por kjo nuk mjaftoi për ta marrë pozitën e parë.
Atletico e mbylli këtë edicion të La Liga-së me 86 pikë në vendin e parë, ndjekur nga Reali me 84 sosh, Barcelona 79 dhe Sevilla 74, që do ta zhvillojë ndeshjen e fundit më vonë.
Sociedadi dhe Betisi do të luajnë në Ligën e Evropës, kurse Villarreali në kualifikimet e Conference Ligë.
Huesca, Valladolidi dhe Eibarin do të jenë në La Liga 2 sezonin e ardhshëm.