Sport

Trippier vazhdon kontratën me Atleticon

Mbrojtësi i krahut të djathtë, anglezi Kieran Trippier nuk do të largohet nga Atletico Madridi në fund të këtij sezoni.

E përditshmja spanjolle “AS” ka bërë të ditur se Trippier ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për rinovimin e kontratës edhe për një vit. Thuhet se marrëveshja mes palëve është arritur dhe gjithçka do të bëhet zyrtare brenda një kohe të shkurtër.

Trippier ka kontratë me Atleticon deri në vitin e ardhshëm por me marrëveshjen e rinovimit, ai do të jetë pjesë e ekipit deri në verën e vitit 2023. 30-vjeçar prej vitit 2019 është pjesë e Atleticos kurse këtë sezon ka asistuar gjashtë herë në 27 paraqitje në La Liga.