Atalanta dhe Juventusi do të përballen në finalen e Kupës së Italisë. Ky duel zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Mapei” nga ora 21:00.
Te Atalanta do të mungojë vetëm Viktor Kovalenko, që është i lënduar. Në listën e publikuar nga trajneri Gian Piero Gasperini, është edhe futbollisti shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili pritet të jetë titullarë. Ndërkaq, te Juventusi, do të mungojë vetëm Alex Sadro, që është i pezulluar, kurse të tjerët janë të gatshëm. Trajneri Andrea Pirlo është në kërkim të trofeut të parë këtë edicion, pas dështimit në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.
Atalanta po kërkon trofeun e dytë të Kupës dhe të parin pas vitit 1963. Ky klub ka qenë katër herë në finale dhe ka triumfuar vetëm një herë.
Në anën tjetër, “Zonja e Vjetër” që është më e trofeshmja në Kupë, po e kërkon trofeun e 14-të në këtë garë. Herën e fundit e ka fituar në vitin 2018, kurse 20 herë ka qenë në finale duke triumfuar 13 herë.