Qendërmbrojtësi Raphael Varane ka nisur negociatat me Real Madridit për vazhdimin e kontratës, ka raportuar të martën e përditshmja spanjolle “Marca”.
Mësohet se krerët e Realit i kanë ofruar Varanes rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2023 pasi aktualja i skadon vitin e ardhshëm. Te Reali po insistojnë ta mbajnë Varanen edhe për disa vite në Madrid pasi është pjesë e projektit për të ardhmen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVarane 28-vjeçar është pjesë e Realit prej vitit 2011 kur iu bashkua nga Lensi. Këtë sezon, Varane ka regjistruar 40 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar dy gola.