Sulmuesi i Arsenalit, Willian, do të largohet në fund të edicionit. Braziliani është në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe nuk do të vazhdojë qëndrimin në Londër. Mediat angleze kanë raportuar të martën se 32-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me skuadrën Inter Miami.
Pas aventurës në Evropë me skuadra si Chelsea, Anzhi dhe Shakhtar Dontesk, sulmuesi i krahut karrierën do ta vazhdojë në SHBA.