Sport

Allegri pret Real Madridin

Massimiliano Allegri është në pritje të ofertës nga Real Madridi. Mediat italiane kanë raportuar se ish-trajneri i Juventusit është në pritje të nisë bisedimet me klubin madrilen. Allegri thuhet se është dëshira e drejtuesve të klubit spanjoll për të zëvendësuar Zinedine Zidane.

Për Allegrin interesim të vazhdueshëm kanë shprehur edhe Juventusi dhe Napoli. Trajneri 53-vjeçar është i papunë që nga viti 2019, kur u largua nga Juventusi.