Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketbollistet mblidhen për herë të parë

Basketbollistet e Përfaqësueses A të Kosovës janë grumbulluar për herë të parë. Grumbullimi i parë i basketbollisteve është bërë të hënën dhe kishte karakter informues dhe si hap i parë për formimin e Përfaqësueses për pjesëmarrje në ngjarjet e ardhshme kualifikuese.

Kështu ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK). Kosova për herë të parë do të marr pjesë në Kmapionatin Evropian për shtete të vogla që do të mbahet nga 20 deri më 25 korrik në Qipro, ndërsa përzgjedhës është Fidan Shatri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Edhe Drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, duke iu drejtuar lojtareve ka thënë se ato do të kenë trajtimin e njëjtë si Kosova A meshkujt dhe shpreson në paraqitje të mira të tyre gjatë garave ndërkombëtare. Kur grumbullimi do të vazhdojë në qershor, do të kompletohet ekipi, me lojtare që luajnë jashtë Kosovës. Në stërvitjen e parë ishte një atmosferë e mirë sportive, me basketbollistet që ndihen krenare, që po përfaqësojnë për herë të parë Kosovën A në garat evropiane. Ekipi i Kosovës përbëhet nga lojtare me përvojë, por edhe të talentuara, nga të cilat pritet shumë në të ardhmen”, shkruan në njoftimin e FBK-së.