Sport

Napoli në garë për Torresin

Skuadra e Napolit është futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit të Villarrealit, Pau Torres ka njoftuar të hënën “Gazzetta dello Sport”.

Bëhet e ditur se Napoli është i gatshëm të ofrojë rreth 30 milionë euro për transferimin e Torresit, i cili pritet të largohet nga ekipi spanjoll pas përfundimit të sezonit aktual. Torres 26-vjeçar është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në La Liga dhe po kërkohet nga Barcelona e Real Madridi. Torres ka regjistruar 42 ndeshje këtë sezon te Villarreali në të gjitha garat duke shënuar tri gola dhe asistuar dy herë. Ai ka kontratë me Villarrealin deri në vitin 2024.