Sport

Curry për herë të dytë fiton epitetin e shënuesit më të mirë të stinorit në NBA

Ylli i Golden State Warriorsit, Stephen Curry, për herë të dytë e ka fituar epitetin e koshashënuesit më të mirë të stinorit të rregullt të NBA-së.

Curry realizoi 46 pikë të dielën mbrëma në fitoren 113:101 të Golden Statet ndaj Memphis Grizzlies.

Curry e ka mbyllur stinorin e rregullt me një mesatare prej 32.0 pikëve për ndeshje, duke përfunduar para Bradley Bealit të Washington Wizardsit, që ka regjistruar mesatare prej 31.3 pikëve për ndeshje.

Curry 33-vjeçar i është bashkuar Michael Jordanit si basketbollisti i vetëm i tjetër në NBA që ka fituar titullin e shënuesit më të mirë pasi i ka mbushur 33 vjet.

Curry titullin e parë e kishte fituar në vitin 2016.