Sport

Besnik Krasniqi ia dedikon nënës së ndjerë titullin e kampionit

Mbrojtësi i Prishtinës, Besnik Krasniqi, ka thënë në “Sportin Total” të KTV-së se falë angazhimit nga të gjitha ia kanë dalë që ta rikthejnë titullin në kryeqytet.

Trofeun e parë pas tetë vjetësh, Krasniqi ia dedikon nënës të tij e cila nuk jeton më.

“Jam i lumtur pasi po e kthyem titullin në kryeqytet. Jam me fat të rikthehem te Prishtina dhe e fitojë prapë titullin. Nuk di se si ta shpjegojë gëzimin që kam. Kemi qenë një grup shumë i fortë. Të gjitha kemi qenë të bashkuar, si një trup si një mendje kemi funksionuar. Kemi qenë -14 pikë dhe asnjëherë nuk jemi dëshpëruar dhe kemi dhënë më të mirën ndeshje pas ndeshje dhe në fund ia arritëm. Është i veçantë ky titull për mua. Titullin ia dedikoi nëntës time. Kur e kam fituar për herë të fundit titullin me Prishtinë nëna ime ishte gjallë, kurse tani nuk jeton më dhe këtë titull ia dedikojë asaj që na shikon nga lartë”, tha Krasniqi.